×
  • Lajme
  • Botë

    Momenti kur palestinezët sulmojnë Izraelin me raketa, kërcënojnë “ta kthejnë qytetin në ferr”

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 12:54

    Grupet terroriste palestineze në Rripin e Gazës lëshuan një mori raketash në qytetin jugor izraelit Ashkelon në mëngjesin e të martës, duke plagosur gjashtë vetë dhe duke kërcënuar ta kthejnë qytetin “në ferr”, raporton The Guardian, transmeton në shqip, Gazeta Online “Reporteri.net”.


    Sulmi erdhi pas një nate të përgjakshme me sulme me raketa ndaj komuniteteve izraelite pranë Rripit të Gazës, ndërsa në anën tjetër Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kryen sulme në më shumë se 100 objektiva në enklavën bregdetare, si pjesë e asaj që ajo e ka quajtur “Operacioni Gardiani i Mureve”.

    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të paktën 23 njerëz vranë të hënën natën dhe të martën në mëngjes, duke përfshirë nëntë të mitur.

    107 palestinezë të tjerë u plagosën, njofton ministria. Sipas raportimeve të paktën 15 nga të vrarët ishin anëtarë të grupit terrorist Hamas të cilët po lëshonin raketa në drejtim të Izraelit.

    Dhuna ndërkufitare është nxitur nga dëbimet e Izraelit ndaj komuniteteve myslimane që jetojnë në Jerusalemin lindor që çuan në trazira gjatë fundjavës, me qindra të plagosur të hënën ndërsa policia e trazirave gjuajti plumba gome dhe lëshoi gaz lotësjellës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!