×
  • Lajme
  • Botë

    Pamje të frikshme: Erërat e forta në Kinë arrijnë ta ‘rrotullojnë’ edhe aeroplanin

    Reporteri
    01 Maj 2021 | 21:11

    Të paktën 11 persona humbën jetën dhe 102 u raportuan me lëndime si pasojë e një stuhie të dhunshme që goditi Kinën lindore të premten në mbrëmje.


    Sipas BBC, përcjell Telegrafi, persona e vdekur thuhet se ranë në lumin Yangtze ose u goditën nga rënia e pemëve dhe rënia e shtyllave të energjisë, thonë zyrtarët.

    Bëhet e ditur se 11 persona të tjerë ishin në një anije peshkimi e cila u përmbys. Dy persona u shpëtuan, megjithatë, nëntë të tjerë janë ende të zhdukur.

    Mediet lokale raportojnë se gurët e breshrit ranë në qytetin bregdetar të Nantong.

    Pamjet e publikuara gjerësisht në platformën kineze të medieve sociale, Weibo, tregojnë erërat e forta që përshkojnë qytetin.

    Një video tjetër duket se tregon një avion të madh pasagjerësh që rrotullohet nga erërat, derisa qëndron i parkuar pistën e aeroportit të qytetit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!