×
  • Lajme
  • Botë

    Posa të vij në detyrë, Biden do t’ju kërkojë qytetarëve amerikanë t’i vendosin maskat për 100 ditëë

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 9:50

    Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka thënë se do t’ju kërkojë qytetarëve t’i bartin maskat për 100 ditë posa të vijë në detyrë, për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.


    Ai tha për CNN se besonte se do të kishte një “zvogëlim të ndjeshëm” në rastet me COVID-19 nëse secili qytetar do ta bartte maskën.

    Biden gjithashtu u shpreh se do të urdhërojë që ato të mbaheshin në të gjitha ndërtesat e qeverisë amerikane.

    Deri më tani SHBA-ja ka regjistruar 14.1 milionë raste me coronavirus si dhe 276 mijë viktima.

    “Ditën e parë të inaugurimit tim do t’ju kërkojë qytetarëve t’i vendosin maskat për 100 ditë. Vetëm 100 ditë, jo përgjithmonë”, u shpreh ai.

    SHBA-ja aktualisht është zona më e goditur në botë nga situata pandemike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!