×
  • Lajme
  • Botë

    Presidenti i Katalonisë kërkon amnisti për separatistët e dënuar

    Reporteri
    14 Tetor 2019 | 23:20

    Presidenti i rajonit autonom të Katalonisë, Quim Torra, ka kërkuar amnisti për nëntë separatistët të cilët janë dënuar me burgim prej 9 deri në 13 vite për arsye se kanë organizuar referendumin për ndarje nga Spanja.


    Lideri katalonjas i ka bërë këto komente disa orë pas dhënies së dënimit nga gjykata spanjolle. Ai në dhënien e deklaratës për medie është mbështetur nga përfaqësues tjerë të qeverisë katalane.

    “Ne bëjmë thirrje për një përfundim të shtypjes, për lirim të të burgosurve politikë, për të përndjekurit që të kthehen në shtëpi, për një amnesti që do të ishte përfundim për të gjithë ata që kanë pësuar reprezalje”, ka thënë Torra.

    Presidenti rajonal katalan ka kritikuar ashpër dënimet, duke i quajtur si një ofendim për demokracinë dhe pasardhëse të diktaturës. Për liderin, vendimi i Gjykatës Supreme spanjolle ishte një akt hakmarrje dhe drejtësie.

    Por gjithsesi Torra ka thënë se populli i Katalonisë do të përgjigjet me civilizëm ndaj këtyre vendimeve. Ndërkohë mijëra njerëz ishin të pranishëm sot në një protestë nëpër rrugët e Barcelonës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!