×
  • Lajme
  • Botë

    Putin: Super vila në videon e Navalny nuk është e imja

    Reporteri
    25 Janar 2021 | 18:42

    Presidenti rus Vladimir Putin ka mohuar që ai ose anëtarët e familjes së tij të kenë vilën luksoze në Detin e Zi të raportuar nga Fondi Anti korrupsion i Navalny në videon “Një pallat për Putin,” raporton Meduza.


    “Nuk i pashë pamjet për shkak të mungesës së kohës, por pashë disa video që mi sollën asistentët e mi. Asnjë nga ato që janë thënë nuk më përket mua ose të afërmeve të mi,” tha Putin.

    Në 19 janar Navalny postoi videon “Pallati për Putin, historia e rryshfetit më të madh.”

    Ai pretendon se pallati për Presidentin Putin u ndërtua me paratë e ndërmarrjeve shtetërore dhe private.

    Sipas tij të paktën 100 miliardë rubla ishin shpenzuar për ndërtimin e tij. Sekretari i shtypit presidencial, Dmitry Peskov mohoi që Putin ka një pallat.

    Pas publikimit të videos, më 23 janar në më shumë se 100 qytete të Rusisë u zhvilluan protesta masive që kërkonin liri për Navalny. Pjesëmarrësit ndër të tjera kërkuan edhe dorëheqjen e Vladimir Putin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!