×
  • Lajme
  • Botë

    Raketat e Hamasit shënjestrojnë qytetin izraelit Tel Aviv

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 21:50

    Militantët palestinezë thonë se kanë lansuar 130 raketa në drejtim të qytetit izraelit Tel Aviv, pasi është rrëzuar një ndërtesë 13-katëshe në Rripin e Gazës është rrëzuar pas një sulmi ajror izraelit.


    Ndërtesa është sulmuar një orë e gjysmë pasi banorët lokal ishin paralajmëruar për t’u evakuuar, raporton BBC.

    Ushtria izraelite thotë se po shënjestron militantët në Gazë, në reagim ndaj sulmeve me raketa.

    Së paku 30 persona kanë vdekur nga dhuna më e keqe me vite.

    Komuniteti ndërkombëtar u ka bërë thirrje të dyja palëve që t’i japin fund sulmeve, që kanë pasuar pas trazirave në Jerusalem.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!