×
  • Lajme
  • Botë

    Rekord i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut, 1,085 të infektuar

    Reporteri
    31 Tetor 2020 | 21:13

    Maqedonia e Veriut ka regjistruar shifër rekorde të rasteve të reja me koronavirus. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1085 raste të reja nga 3294 mostra të testuara, shkruan “Alsat-M”.


    Më së tepërmi raste janë regjistruar në Shkup, 447.

    Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 viktima si pasojë e COVID-19.

    Numri total i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 31.527, janë shëruar 20.731 persona, ndërsa kanë vdekur 994. Janë 9847 raste aktive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!