×
  • Lajme
  • Botë

    Rrëfimi i refugjatit afgan që i shpëtoi sulmit dje: Kur erdha në Zelandë kisha menduar se kam lënë prapa vdekjen para syve

    Reporteri
    16 Mars 2019 | 15:28

    Kur Ahmed Khan iku 12 vjet më parë nga Afganistani dhe u zhvendos si refugjat në Zelandën e Re, ai mendonte se kishte lënë prapa dhunën dhe vdekjen para syve.


    Por të premten, teksa po lutej në xhaminë Linwood në Christchurch, ai pa një njeri të armatosur që nisi të shtinte në drejtim të besimtarëve – së pari prej nga jashtë xhamisë, pastaj përmes dritareve. Gratë dhe fëmijët u grumbulluan brenda, duke bërtitur për tmerrin që po përjetonin.

    Kështu e përshkruan CNN, historinë e Ahmed Khan, shkruan Reporteri.net. Një afgani që arriti t’i mbijetojë sulmit që la pas vete 50 viktima, që u vranë nga terroristi australian Brenton Tarrant.

    Khan, pas sulmit, tha se ai e nxori një fëmijë të lënduar nga sulmi, ndërkohë se po mbante të mbështetur në trupin e tij edhe një burrë që ishte qëlluar në krah nga të shtënat e sulmuesit.

    “(Njeriu i plagosur) po kërkonte ujë, i thashë atij, ‘qetësohu, policia është tani këtu’. Dhe njeriu i armatosur erdhi përsëri përmes dritares, dhe e qëlloi atë në kokë. Dhe vdiq”, i rrëfeu Khan CNN’it, përcjell në shqip Reporteri.net.

    Tutje, në rrëfimin e tij, ish-refugjati tha se kur iku nga Afganistani, u zhvendos për në Zelandë, pasi ndihej i sigurt.

    Ahmed Khan nuk ishte i vetmi anëtar i familjes së tij i prekur nga të shtënat. Disa blloqe larg, në xhaminë Al Noor, xhaxhai i Khanit besohet të jetë një nga të vrarët atje gjatë namazit, në sulmin e dytë ndaj myslimanëve të këtij qytetit që ndodhi në të njëjtën kohë.

    Një total 50 persona u vranë në sulmet e xhamive të premten në qytetin Christchurch në Zelandë të Re. Masakra ka habitur e tmerruar banorët, jo vetëm sepse ndodhi atje, por edhe sepse ishte planifikuar t’i tregonte botës se edhe vendet më paqësore nuk janë imune ndaj terrorizmit.

    Shtetasi australian Brenton Tarrant, 28 vjeç, po akuzohet për këto vrasje. Bashkë më të edhe dy persona të tjerë janë kapuar tashmë nga policia dhe ndodhen në paraburgim, shkruan Reporteri.net.

    Kryeministrja e Zelandës së Re Jacnda Ardern e përshkroi ditën e djeshme si “një nga ditët më të errëta të Zelandës së Re”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!