×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA-ja akuzon Kinën për destabilizimin e disa rajoneve të Azisë

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 16:46

    Përplasjet verbale mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës u zhvendosën në Singapor ku po zhvillohet Konferenca e Sigurisë, “Dialogu i Shangri-La-së,” një takim i ministrave të Mbrojtjes të Azi Paqësorit. Duke folur në takim sekretari në detyrë amerikan i mbrojtjes Patrick Shanahan e bëri përgjegjëse Kinën për destabilizimin e disa rajoneve të Azisë.


    Ai nuk iu referua drejtpërdrejt Kinës kur tha se disa “aktorë” po sjellim destabilizim, por shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të injorojnë sjelljen e kinezëve. Nga ana tjetër Shanahan u shpreh i gatshëm për të ndërtuar marrëdhënie ushtarake me Pekinin. Këtë gatishmëri e shfaqi edhe gjatë takimit me homologun kinez, Wei Fenghe.

    Ndërkohë zv./shefi i Shtabit i Ushtrisë së Kinës, Shao Yuan Ming, i quajti të pasakta pikëpamjet zyrtarit amerikan.

    Shanahan gjithashtu tha se gjiganti i teknologjisë Huawei ishte shumë pranë qeverisë kineze dhe shtoi se Uashingtoni është i shqetësuar ndaj sulmeve kibernetike dhe vjedhjes së pronësisë intelektuale. Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Huawei-n për spiunazh, thyerjen e sanksioneve tregtare ndaj Iranit dhe vjedhjen e pronësisë intelektuale, akuza që mohohen nga kompania.

    Por mosmarrëveshjet për gjigantin e teknologjisë Huawei nuk janë të vetmet. Prej vitesh Uashingtoni është i shqetësuar për veprimtarinë e Pekinit në Detin e Kinës Jugore, i cili pretendohet tërësisht nga Kina dhe është rrugëkalimi kryesor i mallrave në botë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!