×
  • Lajme
  • Botë

    Shkon në 1,000 numri i vdekjeve në Itali nga Coronavirusi

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 18:23

    Numri i vdekjeve  në Itali, nga sëmundja pandemike Coronavirus, ka arritur në 1000 dhe numri i rasteve të njohura është rritur në gjithësej 15,113.


    Kështu kanë bërë të ditur mediat e huaja nga zonat italiane.

    Të martën në Itali hyri në fuqi vendimi i qeverisë për izolim të plotë në tërë territorin si masë për parandalimin e përhapjes më të madhe.

    Federata Italiane e Futbollit i ka anuluar ndeshjet të paktën deri në fillim të prillit, ndërsa policia dhe ushtria po përkujdesen që të respektohet ndalimi i udhëtimeve.

    Shumë shtete, përfshirë Kosovën, i kanë ndërprerë fluturimet drejt pjesës veriore të Italisë./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!