×
  • Lajme
  • Botë

    Shqiptari arrestohet nga policia greke teksa po mbushte makinën me drogë

    Reporteri
    22 Maj 2020 | 9:46

    Një 25 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Selanikut, teksa ky i fundit po mbushte makinën e tij me tre çanta me një sasi prej 55 kg drogë.


    Sipas policisë, i riu ishte anëtar i një rrjeti të organizuar të trafikut të kanabisit të drogës dhe është kapur teksa ngarkonte drogën në makinë me 51 pako të llojit canabis sattiva.

    Siç u njoftua, sasia e konfiskuar ishte importuar më herët nga anëtarët e qarkut, përmes një vendkalimi të fshehtë kufitar të Kilkis, 25-vjeçari ishte hallka e fundit e marrjes në dorëzim të lëndës narkotike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!