×
  • Lajme
  • Botë

    Skena jo reale, të pastrehët i detyrojnë të flenë në parking në mes të krizës me koronavirus

    Reporteri
    31 Mars 2020 | 12:24

    Skena pothuajse joreale nga Las Vegasi kanë nxitur kritika, megjithëse zyrtarët thonë se bëhet fjalë për një situatë krize. Të pastrehët flenë në një parking të mbushur me njerëz.


    Një  metër katror për çdo person të pastrehë. Por jo një metër katror nën çati, por përkundrazi nën qiellin e pastër, transmeton Reporteri.

    Autoritetet e Las Vegas thonë se bëhet fjalë për një situatë kritike, dhe se kjo është alternativa më e mirë pasi një strehimore  me 500 shtretër për të pastrehë u desh të mbyllej për shkak të krizës me koronavirus kur një nga të pastrehët doli pozitiv.

    Gjatë fundjavës, autoritetet e Las Vegasit duhej të gjenin një vend shtesë për të fjetur në një qytet ku numri i të pastrehëve është i madh.

    Prandaj, ata e shndërruan parkingun në një strehë të përkohshme, duke thënë se distanca midis tyre është 1.8 metra, sipas rekomandimeve federale për distancën sociale.

    Prapëseprapë, fotot tregojnë se njerëzit flenë afër njëri-tjetrit në tokë, shkruan The Guardian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!