×
  • Lajme
  • Botë

    Trump arrin në Japoni për vizitë zyrtare

    Reporteri
    25 Maj 2019 | 12:54
    Ish-presidenti i ShBA-ve, Donald Trump

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka arritur në Japoni në një vizitë zyrtare, e cila me gjasë do të shfaqë lidhjet e forta ndërmjet Uashingtonit dhe Tokios, pavarësisht tensioneve në fushën e tregtisë.


    Trump, në këtë vizitë shtetërore, shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Zonja e Parë, Melanie Trump.

    Kryeministri japonez, Shinzo Abe do të organizojë një banket perandorak për Trumpin dhe së bashku do të shikojnë një turne të sumos.

    Vizita e Trumpit në Japoni është pjesë e përpjekjeve të kryeministrit Abe, që sipas analistëve, e kanë kursyer Japoninë nga veprimet hakmarrëse nga Trumpi.

    Presidenti amerikan ka refuzuar kërcënimin për të vendosur tarifa mbi importet e pajisjeve automobilistike japoneze.

    Ndërkaq, tarifat e SHBA-së ndaj importeve të aluminit dhe çelikut japonez, vazhdojnë të jenë në fuqi.

    Trump po ashtu gjatë kësaj vizite do të bëhet lideri i parë i huaj, i cili do të takohet me perandorin e ri japonez, Naruhito, që prej se ai trashëgoi fronin një muaj më parë.

    Në herët gjatë kësaj jave, Trump foli për vizitën në Japoni.

    “Kryeministri Abe më tha, shumë specifikisht ‘Ju jeni mysafir i nderit’. Ka vetëm një mysafir nderi…. unë jam mysafiri i tyre i nderit në ngjarjen më të madhe që ata kanë mbajtur për më shumë se 200 vjet”, tha më 23 maj, presidenti Trump.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!