×
  • Lajme
  • Botë

    Turqia s’po gjen qetësi, goditet nga një tërmet i fuqishëm

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 9:22

    Një tërmet me fuqi prej pesë ballë të Rihterit e ka goditur Turqinë sot në mëngjes.


    Siç raporton Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive, tërmeti ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 06:45.

    Epiqendra e tërmetit ishte në thellësi prej 14 kilometrash në distriktin Kurtalan.

    Deri më tani autoritetet nuk raportojnë pë dëme apo për të lënduar.

    Guvernatori i Siirt, Osman Hacıbektaşoğlu, duke njoftuar se aktualisht nuk ka dëme nga tërmeti, tha se ekipet vazhdojnë punimet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!