×
  • Lajme
  • Botë

    Vatikani: Krishtlindje online për shkak të virusit

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 17:33

    Festimet e Krishtlindjeve do të transmetohen në internet këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit, konfirmoi një anëtar i ambasadës gjermane në Vatikan.


    Ambasadave në Selinë e Shenjtë u është thënë se liturgjitë do të mbahen “privatisht, pa praninë e anëtarëve të trupit diplomatik” dhe do të transmetohen në internet.

    Oliver Lahl, përfaqësues i ambasadës gjermane, deklaroi se Vatikani i kishte dërguar një mesazh të tillë në lidhje me periudhën e Krishtlindjeve.

    Më 24 dhjetor, papa Françesku zhvillon një meshë në Bazilikën e Shën Pjetrit, në prani të diplomatëve të akredituar të Vatikanit dhe anëtarëve të zgjedhur të publikut./ atsh/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!