×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Dha ryshfet 20 euro, dënohet me 1500 euro

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 16:33

    Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit J. M., duke e gjykuar me 500 euro gjobë dhe 4 muaj burgim, i cili dënim me pajtimin e palës është zëvendësuar në të holla në shumën prej 1000 Euro.


    Sipas komunikatës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan i akuzuari më datë 28 maj 2020, rreth orës 22:30 minuta, në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, në hyrje të Republikës së Kosovës, duke e drejtuar kamionin e markës “Volvo”, ndalet për t’i kryer procedurat e kalimit të kufirit nga zyrtarët policorë e doganorë dhe gjatë kontrollit të përbashkët, të njëjtit gjejnë mall komercial të fshehur, të padeklaruar, produkte kozmetike dhe tekstil në kabinën e kamionit. Me këtë rast i akuzuari J. M. ia ofron 20 euro zyrtarëve të lartpërmendur, duke iu thënë “mos e boni të madhe këtë punë dhe së bashku merrni 20 euro dhe pini diçka, hani”, me ç’rast zyrtari policor i fotografon paratë dhe të njëjtat i konfiskon.

    Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale “dhënie ryshfeti”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari për kryerjen e kësaj vepre, gjyqtari i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka shqiptuar dënim unik në shumë prej 1500 Euro.

    Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!