×
  • Lajme
  • Lajme

    22 marsi afati i fundit për aplikim për certifikim të subjekteve politike për zgjedhjet në veri

    Reporteri
    17 Mars 2023 | 14:32

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar të gjitha partitë politike, kandidatët e pavarur, koalicionet dhe iniciativat qytetare, se afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave në Mitrovicë të Veriut, Zubin-Potok, Leposaviq dhe Zveçan dhe në zgjedhjet e parakohshme për kuvendet komunale në Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill, përfundon më 22 mars 2023.

    Sipas një njoftimi të KQZ-së kërkesat për certifikim duhet të dorëzohen në KQZ, përkatësisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike, gjatë orarit të punës nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

    Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për certifikim të subjekteve politike janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së.

    KQZ-ja ndërkohë ka njoftuar se nga 9 deri më 13 mars 2023, subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar në nëntor dhe dhjetor të vitit 2022, për pjesëmarrje në zgjedhjet e 18 dhe 25 dhjetorit, kanë konfirmuar certifikimin e mëhershëm dhe të njëjtit nuk kanë nevojë të paraqesin aplikim të ri, me përjashtim të udhëzimeve të dhëna nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!