×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-deputeti i LDK-së ftohet për inagurimin e Presidentit Biden

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 18:24

    Ish-deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, është në listën e të ftuarve për inagurimin e Presidentit Biden.


    Lajmin e ka bërë të ditur Bislimi përmes një postimi në Facebook.

    Por Bislimi ka thënë se përkundër dëshirës që të jetë prezent në “Capitol Hill” në ceremoninë historike të përurimit presidencial për Biden, udhëtimi drejtë Washington-it po bëhet i pamundur, dhe thotë se është detyruar të kthehet nga Vjena, si rezultat i protokolleve të ndalesës së hyrjes në SHBA, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Përkundër dëshirës që të jem prezent ne Capitol Hill në ceremoninë historike të përurimit presidencial për Biden, udhëtimi drejtë Washington-it po bëhet i pamundur, dhe jam detyruar të kthehem nga Vjena, si rezultat i protokolleve të ndalesës së hyrjes në SHBA të pasagjerëve që kalojnë qoftë edhe transit nëpër zonën Schengen (për shkak të Covid-19 dhe variantit të ri të virusit tanimë të konfirmuar nëpër shumë shtete, si dhe sigurisë së tejshtuar).

    Të jem në listën e mysafirëve të ftuar e konfirmuar për pjesëmarrje në ceremoninë zyrtare të Inagurimit të Presidentit të ri të SHBA-ve, z. Joe Biden, dhe Zëvendës Presidentes znj. Kamala Harris, është nderi më i madh jetësor për mua dhe për atë që unë përfaqësoj – së pari si shqiptar nga Kosova, si anëtar ekzekutiv i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, por edhe si përfaqësues politik i Republikës sonë të re!

    Prezenca e emërit tim në listën e mysafirëve të konfirmuar të Inagurimit të Presidentit mbetet testament i palëkundur i vlerësimit të miqëve të mi në Washington për bashkëpunimin dhe lidhjen e pashkëputshme që kemi.

    Washingtoni mbetet ylli polar i orientimit tim në politikë, dhe i angazhimit tim për të ruajtur e sforcuar miqësinë tonë permanente me SHBA-të, si një gurthemel i Rugovizmit të vërtetë!

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!