×
  • Lajme
  • Lajme

    Abrashi i bindur: E faktuar, sot LDK ka ngritje 4%

    Reporteri
    14 Janar 2021 | 18:29

    Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka reaguar pas zyrtarizmit të marrëveshjes për zgjedhjet e 14 shkurtit mes Vjosa Osmanit dhe liderit të VV-së, Albin Kurti.


    Abrashi ka shkruar se LDK sot është rritur për 4%, shkruan Reporteri.net.

    “E faktuar. Sot LDK ka ngritje 4%. Vazhdojmë LDK”, ka shkruar ai.

    Kujtojmë se sot është zyrtarizuar bashkëpunimi mes, Vjosa Osmani dhe kreut të VV-së, Albin Kurti.

    Marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe iniciativës së Vjosa Osmanit përmban 10 zotime i pari nga të cilët është vettingu në sistemin e drejtësisë dhe lufta e pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!