×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë në Mitrovicë, 6 persona bëhen për spital

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 23:22

    Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 22:40, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor – fshati Kçiq.


    Aksidenti ka ndodhur mes tri veturave, ku si pasojë janë lënduar gjashtë persona.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për Gazetën Online “Reporteri.net”, i cili tha se personat e lënduar kanë kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin e këtij qyteti.

    “Nga informatat fillestare, një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 22:40, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor fshati Kçiq, tri vetura të përfshira, si pasojë e aksidentit gjashtë(6) persona kan kërkuar tretman mjeksëor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, tha Zahiti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!