×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë në Mitrovicë, gjashtë të lënduar

    Reporteri
    25 Mars 2023 | 21:17
    Foto: Ilustrim
    Foto: Ilustrim

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në rrugën rajonale Mitrovicë -Podujevë, përkatësisht në vendin e njohur si Tuneli i Parë.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku për pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime.

    “Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën rajonale Mitrovicë- Podujevë, përkatësisht në segmentin rrugor afër Tunelit të Parë, në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasoj e aksidentit gjashtë (6) persona kanë pësuar lëndime” deklaroi Zahiti për  Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!