×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë, lëndohen 6 persona

    Reporteri
    20 Shtator 2020 | 15:06

    Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Prishtinë – Podujevë.


    Si pasojë e aksidentit, të lënduar kanë mbetur gjashtë persona.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

    “Rreth orës 14:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Lupç, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë aksident, kanë pësuar lëndime trupore 6 persona”, ka deklaruar Ahmeti.

    Ahmeti ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!