×
  • Lajme
  • Lajme

    Anëtari i LDK-së emërohet kryesues i Bordit të KEK-ut

    Reporteri
    24 Tetor 2020 | 18:30

    Qeveria e Kosovës e ka shkarkuar Bordin e përkohshëm të ndërmarrjes KEK, duke e emëruar një bord të ri të përkohshëm.


    Kryesues i këtij Bordi është zgjedhur Musa Misini, i cili ka qenë kandidat i LDK-së për deputet në zgjedhjet e vitit 2014 dhe ish-kryetar i Komunës së Vitisë nga radhët e LDK-së.

    Ndërkaq, kryesuesi i ri i Bordit të KEK-ut, Musa Misini ka thënë për KALLXO.com se është anëtar i LDK-së.

    Ai thotë se nuk beson që ka ndikuar partia në emërimin e tij, pasi ka shtuar se ka aplikuar për drejtor të këtij bordi në konkursin publik.

    “[Për emërimin si kryesues] E kam lexu ne gazeta, edhe unë ma shumë s’di. Unë jam veç anëtar i LDK-së, ndërsa nuk jam në asnjë strukturë tjetër. Nuk besoj që ka ndikuar [partia], unë kam aplikuar për drejtor të bordit, ka qenë konkursi publik. Sigurisht iu kanë referuar atyre, më shumë s’di asgjë”, ka thënë ai.

    Bordi i ri i KEK-it, gjithashtu përbëhet nga drejtorët Petrit Ibraj, Fatime Grajcevci dhe Fadil Hoxha.

    Ish-drejtorët Egzon Berisha dhe Hysen Fazliu janë shkarkuar pasi nuk e kanë respektuar vendimin e Qeverisë për seminare jashtë vendit. Ata për momentin gjenden në Shqipëri.

    Ndërsa, Fatime Grajçevci dhe Petrit Ibraj nuk janë shkarkuar pasi nuk kanë marrë pjesë në seminar në Shqipëri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!