×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy të dyshuar që grabiten një argjendari në Prizren e lanë të plagosur babë e bir

    Reporteri
    18 Nëntor 2021 | 11:37

    Janë arrestuar sot dy të dyshuarit që kryen një grabitje në një argjendari mbrëmjen e së hënës në Prizren.

    Kështu ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti, gjatë seancës e cila po mbahet në Kuvend.
    Kurti theksoi se të dyshuarit ishin edhe më herët të arrestuar për plaçkitje, por ishin liruar nga Gjykata në procedurë të rregullt.

    Ata gjatë të enjtes janë arrestuar dhe siç tha kryeministri, disa lokacione janë duke u bastisur në lidhje me rastin.

    “Ju njoftoj se janë arrestuar dy të dyshuarit për plaçkitjen e argjendarisë në Prizren të hënën në mbrëmje, ku u patën plagosur babë e bir. Disa lokacione janë duke u bastisur, të dyshuarit ishin arrestuar deri vonë për plaçkitje, por që ishin liruar në procedurë të rregullt, por që tash janë riarrestuar”, tha Kurti, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Dy persona, babë e bir, kanë mbetur të plagosur pasditen e së hënës në Prizren, si pasojë e të shtënave në argjendarinë e tyre, nga tre persona të cilët kishin hyrë për të grabitur.

    Pasditen e së hënës, tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në një argjendari në Prizren, ku kanë tentuar të grabisin stoli ari.

    Të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të pronarit te argjendarisë dhe djalit të tij, të cilët kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave.

    Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë.

    PK-ja ka njotuar se të plagosurit janë tashmë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!