×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Po bënin gara të shpejtësisë, policia gjobitë dy shoferë me nga 500 euro dhe ua merr lejen për një vit

    Reporteri
    08 Maj 2024 | 17:59

    Policia në Ferizaj në rrugën “Rexhep Bislimi” ka gjobitur dy shoferë për gara të shpejtësisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Rasti ka ndodhur rreth orës tre të mëngjesit, ku një 29-vjeçar dhe 22-vjeçar janë gjobitur me nga 500 euro, pesë pikë negative dhe u është marrë leja për një vit.

    KOMUNIKATË PËR MEDIA:

    Ferizaj, 08.05.2024

    Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

    Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 08.05.2024 rreth orë 02:40 në rrugën’’Rexhep Bislmi’’ në Ferizaj ka ndaluar dy shoferët : B.Z (M/K) i moshës 29 vjeçar dhe E.B ( M/K) i moshës 22 vjeçar, të cilët me veturat e tyre po bënin gara të shpejtësisë, duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.

    Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 500 euro , 5 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit pë 12 muaj.

    Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit.

    Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

    Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

    Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

    Me respekt

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!