×
  • Lajme
  • Lajme

    BE nuk komenton refuzimin e presidentit Thaçi për të negociuar me Lajçakun

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 11:52

    Nga Bashkimi Evropian nuk e kanë komentuar deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit se nuk do të marrë pjesë në dialogun Prishtinë – Beograd, ku ndërmjetëson emisari i BE’së, Mirosllav Lajcak.


    Presidenti i vendit Hashim Thaçi vazhdon të ketë mospajtime me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak. Dje ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në një dialog ku ai është i përfshirë.

    Në Bashkimin Evropian nuk kanë dashur që t’i komentojnë deklaratat e presidentit Thaçi se nuk ka vullnet të dialogojë në negociata që udhëhiqen nga Mirosllav Lajcak.

    ”Ne nuk kemi asnjë koment për vërejtjet e z. Thaçi”, kanë deklaruar nga BE’ja të pyetur nga Klan Kosova.

    Zëdhënësi për çështje të Jashtme, Politikë e Siguri në BE, Peter Stano, ka thënë gjithashtu se emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak është vazhdimisht në kontakt me partnerët përkatës për të dëgjuar perspektivat në mënyrë që të nisin negociatat.

    Ai shton se megjithatë koha dhe ritmi i dialogut mes Prishtinës zyrtare dhe Beogradit, nuk varet vetëm nga Bashkimi Europian.

    ‘’Koha, agjenda dhe ritmi i dialogut nuk varet vetëm nga BE, por formohet së bashku me të dy palët dhe aftësinë e tyre për t’u pajtuar’’, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!