×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Haxhiu e quan ish-karantinën në Qendrën e Studentëve “aushvic”

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 13:02

    Debat i ashpër po zhvillohet në komisionin hetimor për çështjen e pandemisë, pasi që deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu e ka quajtur karantinën “aushvic”.


    Kjo ka nxitur deputeten Mimoza Kusari-Lila që t’ia tërheqë vërejtjen pasi që, sipas saj, s’mund të bëhet një krahasim i tillë.

    Në anën tjetër, deputetja tjetër e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku, ka kërkuar që të ndërpritet mbledhja nëse edhe njëherë përmendet ai term.

    Haxhiu i ka quajtur dy deputetet e VV-së “avokate” të Valdet Hashani, përgjegjës për karantinë, i cili është duke raportuar në këtë komision parlamentar.

    Në këtë komision pritet të raportojë edhe babai i Agon Musliut, që vdiq gjatë kohës sa ishte i karantinuar në Qendrën e Studentëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!