×
  • Lajme
  • Lajme

    Besa Shahini, gruaja e Dardan Molliqajt tregon nëse do të kalojë në PDK

    Reporteri
    06 Korrik 2020 | 20:41

    Ministrja e Arsimit në Republikën e Shqipërisë, Besa Shahini, nuk është duke u antarësuar në PDK.


    Këtë e kanë konfirmuar nga Zyra e Ministres.

    “Nënvizojmë se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me to. Siç ndodh rëndom në kaosin dashakeq dhe lajmet e rreme që mbizotërojnë aktualisht në media, edhe lajmi në fjalë është plotësisht i pavërtetë”, kanë thënë për Express nga zyra e ministres Shahini.

    Po ashtu, spekulimet për një kalim të mundshëm në PDK i ka mohuar edhe ushtruesi i detyrës së Ministrit të Jashtëm të Shqiprëisë, Gent Cakaj.

    “Cakaj është Ministër në detyrë për Evropen dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë si dhe Sekretar i Partisë Socialiste te Shqipërisë. E gjitha puna e tij është e fokusuar tek realizimi sa me i suksesshëm i detyrave të cilat i janë caktuar dhe mbi te gjitha këtij mandati. Çdo punë e tij e zhvilluar deri më sot shkon në përputhje me mandatin e tij. Kjo për t’u nënvizuar. Më vjen keq, por çdo gjë tjetër është spekulim për qëllime politike”, kanë thënë nga Zyra për Media e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

    Dy ministrat në Qeverinë Rama në Shqipëri ishin përfolur si anëtarë të rinjë të PDK-së nga disa medie në Kosovë.

    Të dy ministrat morën detyrat e tyre pas fitimit të mandatit të dytë si kryeministër i Shqipërisë nga Edi Rama. Ai befasoi kur zgjodhi dy kosovarë si ministra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!