×
  • Lajme
  • Botë

    Blinken: Të respektohet urdhërarresti për Putinin

    Reporteri
    22 Mars 2023 | 23:15
    Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken

    Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken , u bëri thirrje të mërkurën të gjithë anëtarëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare që të respektojnë urdhrin e arrestit të lëshuar nga gjykata për presidentin rus Vladimir Putin.

    “Unë mendoj se kushdo që është palë në gjykatë duhet të përmbushë detyrimet e tij”, tha Blinken.

    Presidenti amerikan Joe Biden tha të premten se Putin kishte kryer qartazi krime lufte, duke shtuar se urdhër-arresti ishte i justifikuar.

    Moska i ka mohuar vazhdimisht akuzat se forcat e saj kryen mizori gjatë pushtimit rus të Ukrainës dhe Kremlini e quajti vendimin e gjykatës “të pavlefshëm”.

    As Rusia dhe as Ukraina nuk janë anëtarë të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, megjithëse Kievi i ka dhënë juridiksionin gjykatës për të ndjekur penalisht krimet e kryera në Ukrainë. Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk ka forcën e saj policore dhe ekzekutimi i urdhërarresteve i takon shteteve të saj anëtare.

    Kujtohet se javën e kaluar, Gjykatës Penale Ndërkombëtare akuzoi Putinin për krim lufte për transportimin e paligjshëm të qindra fëmijëve nga Ukraina në Rusi. Masa ligjore detyron 123 vendet anëtare të arrestojnë Putinin dhe ta transferojnë atë në Hagë për gjykim nëse ai shkel në tokën e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!