×
  • Lajme
  • Botë

    Boris Johnson kthehet në Britani të Madhe, do të kandidojë për postin e kryeministrit

    Reporteri
    22 Tetor 2022 | 9:27

    Boris Johnson është fotografuar duke u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar.

    Ish-kryeministri britanik ka qenë për pushime në Republikën Domenikane, gjersa në mëngjes raportohet se ka arritur në Londër pasi i tha një aleati se do të kandidojë për të udhëhequr sërish vendin.

    Ai është para i ulur në klasën ekonomike të aeroplanit së bashku me gruan dhe fëmijët e tij.

    Johnson dhe familja e tij hipën në aeroplan para të gjithë të tjerëve – dhe sipas korrespondentit të skynews, pati një “reagim të ashpër” të pasagjerëve të tjerë.

    “Ai ishte i veshur me kostume dhe i zhytur në mendime”, njofton mediumi britanik.

    Ndryshe, për të pasur mundësi që të marrë sërish detyrën, ai do të ketë nevojë për mbështetjen e 100 deputetëve konservatorë, transmeton Telegrafi.

    Megjithatë, atij do t’i duhej të mundte ish-kancelarin Rishi Sunak – dhe fushata e tij pretendon se ata tashmë e kanë kaluar atë prag.

    Më parë, një aleat i Johnson tha se ish-kryeministri ka mbështetjen e “67 deputetëve”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!