×
  • Lajme
  • Botë

    Britania e Madhe synon rikthimin në arenën politike evropiane

    Reporteri
    30 Shtator 2022 | 13:37

    Britania e Madhe ka shprehur dëshirën që të ri-integrohet në arenën politike evropiane, gjashtë vite pas vendimit për largim nga BE’ja.

    Kryeministrja britanike, Liz Truss, jo vetëm që është treguar e gatshme të marrë pjesë në mbledhjen e Komunitetit Politik Evropian në Pragë javën e ardhshme, por edhe ta pritur samitin e ardhshëm në Londër, raporton Politico, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Komuniteti Politik Evropian është një rrjet i sapolindur i vendeve evropiane, liderët e të cilëve synojnë të takohen rregullisht. Klubi, i cili do të takohet për herë të parë më 6 tetor, përfshin liderët e BE-së, vendet kandidate si Ukraina, Ballkani Perëndimor dhe Turqia, si dhe fqinjët që nuk duan të anëtarësohen në Union, si Norvegjia, Zvicra dhe Britania e Madhe.

    Ai u propozua fillimisht nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili shpalli klubin e ri si një mënyrë për liderët evropianë për të diskutuar çështjet që prekin kontinentin e tyre.
    Për gjashtë vitet e fundit që kur Britania e Madhe votoi për t’u larguar nga BE në 2016, qeveritë e njëpasnjëshme – në të cilat Truss ka shërbyer – janë përpjekur të distancohen nga Brukseli.

    Para se të bëhej kryeministre, derisa punonte si sekretare e jashtme, Truss mbajti një qëndrim të ashpër me Brukselin lidhur me mosmarrëveshjet e Brexit, duke përfshirë mosmarrëveshjen e vazhdueshme mbi rregullat tregtare për Irlandën e Veriut.

    Për Truss, lëvizja për t’iu bashkuar një projekti politik evropian është një opsion me rrezik të lartë në një kohë të ndjeshme. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!