×
  • Lajme
  • Botë

    Dje mysafir te Rama, sot Erdogani e pret Vuçiqin

    Reporteri
    18 Janar 2022 | 13:52

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdogan.

    Në kuadër të vizitës, në kryeqytetin Ankara do të mbahet takimi i tretë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Serbi.

    Në mbledhjen e këshillit që do të mbahet me pjesëmarrjen e ministrave përkatës, do të shqyrtohen në të gjitha aspektet marrëdhëniet Turqi-Serbi dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh.

    Gjithashtu do të shkëmbehen mendime për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, në radhë të parë në Ballkan, mbi bazën e të kuptuarit të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit.

    Marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Serbisë kanë arritur nivelin më të mirë në histori, tha ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu gjatë vizitës së tij në vendin ballkanik në gusht.

    Ndryshe, Erdogan ishte dje në Shqipëri ku u prit nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, për t’i dorëzuar çelësat e banesave në Laç për banorët që mbetën pa to pas tërmetit tragjik, shkruan DailySabah.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!