×
  • Lajme
  • Botë

    Hëngrën bonbone me marihuanë, tetë fëmijë në ShBA përfundojnë në spital

    Reporteri
    16 Mars 2023 | 23:39

    Tetë fëmijë përfunduan në spitalin e Sun Valley.

    Rasti ka ndodhur në Shtetet Bashkuara të Amerikës.

    E arsye e kësaj po del të jetë, se ata kishin ngrënë bonbone që dyshohet se ishin me mariuanë.

    Kjo raportohet se kishte ndodhur në ambientet e shkollës së viktimave që ishin të moshës 12 deri në 16 vjeç.

    Në muajin janar ishte publikuar një studim kur thuhej se numri i fëmijëve amerikanë, veçanërisht të vegjëlve, të cilët u sëmurën aksidentalisht nga ushqimet me mariuanë u rrit nga rreth 200 në 2017 në më shumë se 3 mijë në vitin 2021.

    Nga ato gati 25 për qind e atyre fëmijëve janë shtruar për trajtim në spital, shkruajnë mediat amerikane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!