×
  • Lajme
  • Botë

    Këta janë pesë pretendentët për kryeministër në Mbretërinë e Bashkuar

    Reporteri
    06 Korrik 2022 | 20:04

    Skandalet nuk po i ndahen kryeministrit britanik Boris Johnson dhe teksa dy ministra të tij – ai i financës dhe i shëndetësisë – dhanë dorëheqjen njëri pas tjetrit ditën e martën, e ardhmja e tij në politikë është më e pasigurt se kurrë.

    Më poshtë janë disa nga pretendentët kryesorë në rastin se ai jep dorëheqjen ose rrëzohet nga pushteti:

    Rishi Sunak, 42

    Deri vitin e shkuar, ministri i financës ishte pretendenti i preferuar për të pasuar Boris Johnson si kryeministër.

    Sunak është lavdëruar për menaxhimin e pandemisë dhe paketave të asistencës sociale që i erdhën në ndihmë qytetarëve dhe ekonomisë.

    Por, së fundmi ai u përball me kritika rreth pasurisë së gruas së tij si dhe thyerjes së rregullave të COVID-19 së bashku me Johnson në festa e partygate.

    Ditën e martë, ai dha dorëheqjen si ministër i financës dhe ka qenë një nga mbështetësit kryesor të nismës Brexit.

    Liz Truss, 46

    46-vjeçarja është një figurë publike e konservatorëve, e cila ka shpenzuar 2 vite krah Johson si sekretare e jashtme. Ajo është një pionere e lëvizjes Brexit dhe u emërua negociatore e Mbretërisë së Bashkuar me Europën vitin e shkuar.

    Ditën e hënë, Truss tha se Johnson gëzon mbështetjen e saj 100% dhe i kërkoi kolegëve të bënin të njëjtën gjë.

    Por së fundmi, ajo është fotografuar në një tank duke evokuar imazhin e famshëm të gruas së hekurt dhe kryeministres së parë grua Margaret Thatcher në vitin 1986.

    Jeremy Hunt, 55

    Ish-sekretari i jashtëm britanik doli i dyti pas Johnson në zgjedhjet e lidershipit brenda partisë konservatore në vitin 2019. Sipas kritikëve, ai mund të ofrojë një stil të politikë-bërjes krejt të kundërt të Johnson, më pak kontrovers dhe shumë më serioz.

    Penny Mordaunt, 49

    Foto e ish-ministres se brendshme te Mbreterise se Bashkuar, Penny Mordaunt
    Ish-ministrja e brendshme e cila u pushua menjëherë pas ardhjes në pushtet të Johnson, është një tjetër pretendente për këtë post.

    Mordaunt nuk ka treguar mbështetje ndaj Johnson duke i quajtur festat qeveritare gjatë karantinës “të turpshme dhe qesharake”.

    Ajo ka thënë se votuesit meritojnë të shohin vetëm “profesionalizëm dhe kompetencë” nga qeveria dhe qeveritarët e tyre.

    Nadhim Zahawi, 55

    Emërimi si ministër i vaksinave gjatë pandemisë i dha Zahawi-t një status të lartë dhe mjaft të respektuar për publikut britanik.

    Fëmija i prindërve ish-refugjatë që erdhën në Britani nga Iraku mund t’i japë atij disa pikë më shumë se kandidatët e tjerë konservatorë.

    Javën e shkuar, ai i tha se në një fazë të caktuar, do të ishte ‘privilegj’ për të nëse bëhej kryeministër.

    Ben Wallace, 52

    Muajt e fundit, ish-ushtaraku dhe ministri i mbrojtjes është kthyer në konservatorin dhe anëtarin më të famshëm të qeverisë britanike, si rezultat i menaxhimit të krizës në Ukrainë.

    Mbetet për t’u parë nëse ai do të mund të gëzojë mjaftueshëm suport nga anëtarët e Parlamentit Britanik./Euronews

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!