×
  • Lajme
  • Botë

    Kolumbi, arrestohet “bossi” më i kërkuar i drogës, Dairo Antonio

    Reporteri
    24 Tetor 2021 | 8:29
    Colombia Drug Trafficker Detained Dairo Antonio Usuga, who worked under the alias "Otoniel"

    Dairo Antonio, i njohur me nofkën “Otoniel” është arrestuar në Kolumbi.

    Ai njihet si lideri i grupit më të madh kriminal të shtetit kolumbian dhe si “bossi” I drogës, shkruan Reporteri.net.

    “Bossi” i drogës është arrestuar pas një operacioni të përbashkët të forcave ajrore dhe policisë.

    Qeveria kolumbiane pati ofruar 800,000 dollarë shpërblim për këdo që do të ofronte informacione për vendndodhjen e tij, derisa SHBA-ja vendoi një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për kokën e tij.

    “Kjo është goditja më e madhe kundër trafikimit të drogës në vendin tonë, në këtë shekull. Kjo goditje mund të krahasohet me rënien e Pablo Escobarit në vitin 1990”, ka thënë presidenti kolumbian Iván Duque.

    Otoniel është arrestuar në një vend të fshehtë në provincën Antioquia në veriperëndim të Kolumbisë, shumë afër kufirit me Panamanë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!