×
  • Lajme
  • Botë

    Pamje nga droni, forcat e Ukrainës shkatërrojnë mjetet e blinduara të rusëve

    Reporteri
    26 Tetor 2022 | 16:41

    Një video e filmuar nga droni, shfaq një operacion të përbashkët mes forcave ajrore dhe të këmbësorisë së ushtrisë ukrainase.

    Ata shihen duke shkatërruar mjetet e blinduara të rusëve, dhe pozicionet e tyre në fushëbetejë.

    Ajo çfarë më së shumti bie në sy është preciziteti i artilerisë ukrainase, të cilët i bëjnë shkrumb e hi mjetet ushtarake të ushtrisë së Putinit.

    E ky operacion është zhvilluar në kuadër të kundërofensivës, që i detyroi rusët të tërhiqen nga shumë rajone që i kontrollin që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

    Madje në rajonin e Khersonit, zyrtarët pro-rusë kanë bërë thirrje për evakuimin e 60 mijë personave, nga frika se kundërofensiva e ukrainasve mund t’ju kushtojë shtrenjtë.

    Në anën tjetër, Kievi e cilëson si propagandë, pasi kanë theksuar vazhdimisht se nuk kanë për objektiv civilët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!