×
  • Lajme
  • Botë

    Teksa nata bie, të prekurit nga tërmeti në Turqi e Siri kërkojnë strehim

    Reporteri
    06 Shkurt 2023 | 23:45
    People gather around a bonfire following an earthquake in Kahramanmaras, Turkey February 6, 2023. REUTERS/Cagla Gurdogan

    Tërmeti që goditi Turqinë e Sirinë la të vdekur mbi 3 mijë e 600 njerëz, teksa numri i viktimave po vazhdon të rritet dhe ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë të mbijetuarit e mundshëm.

    Deri më tani, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Krizave të Turqisë, mbi 5 mijë e 600 ndërtesa banimi janë shembur si pasojë e lëkundjeve të mëdha, ndërsa mijëra njerëz po kërkojnë strehim.

    Kujtojmë se Kosova e Shqipëria tashmë kanë nisur ekipet e tyre në mbështetje të ekipeve të kërkim-shpëtimit të Turqisë.

    Ndërsa, presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare në tërë Turqinë.

    Më poshtë gjeni disa fotografi të njerëzve të cilët po kërkojnë strehim pasi tashmë ka rënë nata:

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!