×
  • Lajme
  • Lajme

    E dhimbshme: 41 vjeçarit që vdiq sot në aksident, serbët ia kishin vrarë nënën dhe djalin 2 vjeç gjatë luftës

    Reporteri
    18 Janar 2020 | 21:50

    Mbrëmë në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, saktësisht në fshatin Runik, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku 41 vjeçar  Faik Imeraj ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra.


    Lidhur me aksidentin ka reaguar sot edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ku edhe e ka bërë të ditur emrin e personit që ka vdekur në këtë aksident, shkruan Reporteri.net

    E historinë e plotë të Imerajt e ka rrëfyer  ish-kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku të cilin e kishte njohur edhe personalisht.

    Ai ka treguar se si Imeraj  ishte plagosur bashkë me të vëllaun nga forcat serbe. Mirëpo pjesa më tragjike është se po atij forcat serbe ia kishin vrarë nënën dhe djalin 2 vjeçar.

    “I kishte përballuar shumë plagë në të kaluarën. Plagë shpirtërore e fizike. Por plagët e mbrëmshme që i mori në një aksident komunikacioni, nuk arriti dot t’i përballojë. Një pjesë të së kaluarës së Faik Imerit nga Pemishta e Skenderajt e kam të njohur edhe personalisht. Gjatë luftës së fundit në Kosovë, forcat serbe ia kishin vrarë nënën dhe djalin 2 vjeçar. Më vonë ishte plagosur me disa plagë së bashku më të vëllain. Qëndroi i fortë e jetoi me dinjitet deri në frymën e fundit.

    Ngushëllimet më të sinqerta familjes Imeri për vdekjen e Faikut. Të aksidentuarëve të tjerë u dëshiroj shërim të shpejtë”,ka shkruar Lushtaku

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!