×
  • Lajme
  • Lajme

    Glauk Konjufca i kërkon Vetëvendosjes emrin e mandatarit për Kryeministër

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 14:01

    U.d. i Presidenti të Kosovës, Glauk Konjuca, nëpërmjet një letre drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar që ky subjekt fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit ta propozoj mandatarin për Kryeministër, shkruan Reporteri.net.


    Në letër përmendet se se u.d. Presidenti Konjufca, duke iu referuar dispozitave kushtetuese dhe njoftimit të KQZ-së për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për ta krijuar Qeverinë e re.

    Kujtojmë se me 69 vota për, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës, në seancën konstituive të legjislaturës së tetë.

    Ai me automatizëm bëhet edhe drejtues i Presidencës së Kosovës.

    Në orën 16:00 pritet të bëhet votimi i Qeverisë Kurti 2. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!