×
  • Lajme
  • Lajme

    Gani Geci i thotë Blerim Latifit: Pse kurrë nuk ke kërkuar me zbulu vrasjen e dajës tënd?

    Reporteri
    24 Shkurt 2020 | 22:03

    Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-deputeti, Gani Geci, është përplasur me profesorin e Filozofisë, ish-kandidat të PDK-së për deputet, Blerim Latifi.


    E gjitha ka nisur kur Geci ndërsa fliste nga lidhja telefonike për T7 për vrasjet e pasluftës i ka thënë Latifit pse nuk ka kërkuar me zbulu vrasjen e dajës së tij që iu ka vra në mënyrë enigmatike.

    “A e ke pas dajën spiun?”, i tha Geci, Latifit. Ky i fundit ia kthej: “Je ka fol palidhje. Jeni mësu ju veç me shpif edhe me lëshu akuza pa kontroll”.

    Geci vazhdoi duke i thënë Latifit: “Ti e ke pas një dajë, daja yt e ka pas emrin Jahri, mbiemrin Hajdini, ta kanë vra në mënyrë enigmatike, kurr s’ke kërku me ta zbulu vrasjen e dajës, gjithmonë i ke akuzuar të tjerët e nuk ke lyp me zbardhë”.

    Latifi iu kundërpërgj Gecit duke i thënë: “Kënd e kam akuzu, pse po fol palidhje. Ai është një krim makabër që nuk është zbardhë, ai krim absolutisht nuk ka lidhje as me politikë, as me asgjë. Nuk mund të jetë pjesë e Speciales se nuk është krim politik. Jam që drejtësia e Gjykatës Speciale të merret me çdo rast nga 1999-ta e deri në ditët e sotme, që t’iu mbyllet goja profiterëve të të gjitha krahëve e partive”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!