×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell darkon me Thaçin në Prishtinë

    Reporteri
    22 Janar 2020 | 17:33

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të takohet sonte me emisarin special të Presidentit të SHBA’së, Richard Grenell.


    Sonte në orën 19:30, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të zhvillojë darkë pune me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell.

    Vendi i takimit, Restoranti “Renaissance”, Prishtinë”, kanë thënë nga presidenca për Reporteri.net.

    Gjithashtu, Grenell pritet nesër të takojë edhe liderët e partive politike në vend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!