Gruaja nga Gjakova raporton në polici: Një burrë më dhunoi në gusht të vitit 2020

Një grua nga Gjakova ka raportuar në polici se gjatë muajit gusht të vitit 2020 është dhunuar nga një mashkull.


Sipas raportit 24 orësh ai tashmë gjendet në vuajtje të dënimit për vepra të tjera penale.

Kurse viktima është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor në IML Prishtinë.

“Më 10.09.2021 viktima femër kosovare ka raportuar se gjatë muajit gusht 2020, është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar i cili tani gjendet në vuajtje dënimi për vepra tjera penale. Viktima është dërguar në ekzaminim mjeko-ligjor në IML Prishtinë”, njofton policia.