×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj mirëpritet nga bashkëluftëtarët e tij në Ozdrim, i jep medalje familjes Elshani

    Reporteri
    28 Shkurt 2021 | 15:32

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, u prit sot në Ozdrim nga miq e bashkëluftëtarë të tij.


    Ai u dha medalje “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”, familjes Elshani për kontributin e dhënë në çështje kombëtare.

    Haradinaj këtë e bëri të ditur nëpërmjet një statusi në faqen e tij të Facebook-ut, ku i falënderoi ata për mikpritjen.

    Postimi i plotë i Haradinajt:

    Mikpritje shqiptare në Ozdrim, në mesin e shumë miqve dhe bashkëluftëtarëve.

    Me këtë rast kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut në çështje kombëtare për familjen Elshani, medalje që në emër të familjes e pranoi Qerim Elshani.

    Ju faleminderit për mikpritjen!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!