×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu ‘selam’ partive: Sa më shumë injoroni mesazhin dhe vullnetin e popullit, më keq do ta pësoni në zgjedhjet e ardhshme

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 10:40

    Ish-ministrja e Drejtësisë dhe nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, u ka çuar një porosi partive kundërshtare.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka thënë se sa më shumë që injorojnë mesazhin dhe vullnetin e popullit, aq më keq do ta pësojnë në zgjedhjet e ardhshme nacionale e lokale, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se dje u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në Komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut.

    Pas dy dekadash qeverisje, Lidhja Demokratike e Kosovës pësoi humbje të thellë, duke u mposhtur nga Shpëjtim Bulliqi i VV-së.

    Ky është postimi i plotë i Haxhiut:

    Sa më shumë që injorojnë mesazhin dhe vullnetin e popullit, aq më keq do ta pësojnë në zgjedhjet e ardhshme nacionale e lokale!.

    Ndryshe, mbrëmë për herë të parë pas dy dekadash qeverisje, Lidhja Demokratike e Kosovës pësoi humbje në zgjedhjet për kryetar të komunës. Shpejtim Bulliqi i LVV-së e mundi bindshëm Nexhmi Ruadrin e LDK-së, duke bërë që pas shumë vitesh të ndryshojë qeverisja në Llap.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!