×
  • Lajme
  • Lajme

    Helmimi i 12 anëtarëve të KQZ-së, QKUK jep detaje për gjendjen shëndetësore të tyre

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 13:59

    Nga Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare kanë folur për gjendjen e 12 personave të cilët u shtrinë në spital dy ditë më parë pas kontaktit me zarfet e votave që kishin ardhur nga Serbia.


    Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha ka thënë se gjendja shëndetësore e pacientëve është e mirë, mirëpo ka shtuar se ata do të mbahen nën mbikëqyrje të paktën edhe për 24 orët e ardhshme, shkruan Reporteri.net.

    “I vizituam të gjithë 12 pacientët të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Nga aspekti shëndetësor po trajtohen sa më mirë. Prej rezultateve të para është konfirmuar se nuk ka sindromë ifeksioze.  Mendojmë që është mirë të observohen të paktën edhe  24 orë. Në bazë të rezultateve laboratorike kemi konfirmuar se nuk ka sëmundje ngjitëse. Të gjitha analizat laboratorike që janë marrë nga institucioni biokimik janë mirë, strishot e marra përjashtojnë mundësinë e ndonjë sëmundje infektive”, ka thënë ndër të tjera ajo.

    Ndërkaq, Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu tha se janë vizituar që të gjithë pacientë dhe se trajtimi i tyre është duke u bërë në mënyrën më të mirë të mundshme. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!