×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti flet si kryeministër: Do t’i dalim zot këtij vendi

    Reporteri
    03 Qershor 2020 | 13:44

    Kryeministri i ri, Avdullah Hotit, pas krijimit të qeverisë ka folur para mediave, ku ka përmendur luftën kundër pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike.


    Ai ka thënë se është i vetëdijshëm për sfidat si qeveri, si shtet.

    “ Sot në seancën e Kuvendit, jam shumë i kënaqur që përfundimisht kemi bërë bashkë që program qeverisës që i adreson nevojat e shtetit që është lufta kundër panemisë dhe rimëkëmbja ekonomike dhe me nismat menjëherë që do t’i nisim menjëherë edhe me pakot për rimëkëmbje. Unë jam i bindur me koalicionin që kemi ndërtu do t’i dalim zot këtij vendi”, tha ai.

    Kur u pyet nga gazetarët pse nuk e ka publikuar marrëveshjen me Listën Serbe, ai nuk dha përgjigje, dhe menjëherë hyri në veturë ku u përcoll nga afër edhe nga policia. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!