×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Karabinierët italianë trajnojnë Policinë Ushtarake të FSK-së

    Reporteri
    18 Prill 2024 | 15:15

    Gjatë ditës së sotme, karabinierët italianë kanë trajnuar policinë ushtarake të FSK-së, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një postim të FSK-së, thuhet se pjesëtarët janë trajnuar në aspektin teorik dhe praktik në kontrollimin e turmave si dhe organizimin dhe formacionet e operimit në ambiente dhe situata të ndryshme.

    Postimi:

    Karabinierët Italianë trajnojnë Policinë Ushtarake të FSK-së

    Në bashkëpunim me ekipin mobil trajnues nga Karabinierët Italian, Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë kësaj javë ka realizuar “Trajnimin për Kontrollimin e Turmave”.

    Pjesëtarët janë trajnuar në aspektin teorik dhe praktik në kontrollimin e turmave si dhe organizmin dhe formacionet e operimit në ambiente dhe situata të ndryshme.

    Gjithashtu pjesëtarët u sfiduan edhe në aspektet e përdorimit të pajisjeve taktike dhe përvetësimin e taktikave të reja nga instruktorët e Karabinierëve Italian me qëllim të ngritjes së gatishmërisë operacionale, ndërveprueshmërisë me partnerët dhe përfitimit të shkathtësive të reja konform standardeve evropiane.

    Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave me ekipe mobile italiane kontribuon në ngritjen profesionale të Policisë Ushtarake të FSK-së, duke bërë që detyrat dhe misioni që ka Policia Ushtarake të realizohet në mënyrë sa më efikase.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!