×
  • Lajme
  • Lajme

    KEK’ut i rekomandohet që t’i shfrytëzojë 7 milionë euro nga Qeveria për import të energjisë

    Reporteri
    18 Gusht 2022 | 19:36

    Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka pranuar rekomandime nga Komiteti Teknik për Energji, ku kryesori sipas tyre është shfrytëzimi i 7 milionë eurove nga subvencioni i qeverisë për import të energjisë elektrike.

    Sipas KEK-ut, ky rekomandim ka ardhur për të mbuluar kërkesën vendore, me qëllim të furnizimit të pandërprerë me energji elektrike dhe eliminimit të devijimeve.

    “Aktualisht, KEK është duke punuar intensivisht me Ministrinë e Ekonomisë në finalizimin e marrëveshjes për jetësimin e rekomandimeve të Komitetit Teknikë të Energjisë”, thuhet në njoftim.

    Tutje, në njoftim thuhet se KEK-u po vazhdon të pranoj një sasi të caktuar të energjisë elektrike nga Korporata Elektro-energjetike Shqiptare.

    “Kjo sasi po merret nga depozitimi që KEK-u kishte bërë për disa muaj në KESH dhe po vazhdon të depozitoj sa herë që KEK-u ka teprica. E gjithë kjo me qëllim furnizimit të konsumatorëve fundor dhe evitimin e reduktimeve. Në këtë drejtim, KEK deri më tani ka depozituar mbi 120.000 MWh, ndërsa gjatë 4 ditëve të fundit nga KESH-i kemi pranuar rreth 3,500 MWh”, thuhet tutje në njoftimin e KEK-ut.

    Njoftimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!