×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet 1 muaj paraburgim për 19 të akuzuarit për kontrabandë

    Reporteri
    29 Maj 2019 | 19:53

    Në ambientet e Gjykatës Themelore në Prishtinë para pak minutash ka përfunduar seanca dëgjimore për 19 policët e arrestuar dje në veriun e Mitrovicës. Seanca ka nisur në orën 13:00.


    Burime të Express brenda seancës bëjnë me dije se prokurori i rastit, Sylë Hoxha, para trupit gjykues ka kërkuar një muaj paraburgim për të gjithë të akuzuarit.

    Propozimin e prokurorit special e kanë kundërshtuar të gjithë avokatët e 19 policëve.

    Trupi gjykues vendimin për këta të fundit pritet ta shpallë nesër.

    Ndërkohë që të gjithë të dyshuarit, pra 19 policët janë dërguar sërish në mbajtje.

    Nesër pritet të dëgjohen edhe 8 persona që dje u arrestuan në veri e që janë të përfshirë në kontrabandë e krim të organizuar.

    Nesër vazhdon seanca nga ora 9:00 edhe për 8 pjesëtarë të dyshuar për kontrabandë pasi qe ishin me mungesë të avokatëve dhe merret vendimi.

    Kujtojmë se sot në Zubin Potok u arrestua edhe një police.

    Arrestohet një police në Zubin Potok, këto janë inicialet e saj

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!