×
  • Lajme
  • Lajme

    Kështu po grumbullohen njerëzit në Prishtinë, IKSHPK alarmon për kujdes: Virusi ende në mesin tonë

    Reporteri
    09 Maj 2020 | 13:52

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u ka bërë thirrje sërish qyetatrëve për respektim të masave për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.


    Kjo pas një fotoje të publikuar në Prishtinë, ku shihet një grumbull qytetarësh të cilët nuk respektojnë udhëzimet e IKSHPK-së, shkruan Reporteri.

    Përmes një njoftimi,  e përsërisin sërish se lehtësimi i masave nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të IKSHPK-së.

    IKSHPK përmend edhe rastin e mbrëmshëm me koronavirus që u regjistrua në Prishtinë, duke thënë se ky është lajm i keq, dhe vjen si pasojë e mosrespektimit të masave.

    Njoftimi i plotë:

    Të nderuar qytetarë!

    Kjo situatë si në foto është e pa tolerueshme!

    Mbrëmë detektuam një rast pozitiv në Prishtinë!
    Ky rast nuk është për tu festuar, por për tu brengosur!

    Kështu ka filluar më 13 mars!

    Një rast i vetëm në Stubëll!
    Një rast i vetëm në Klinë!
    Një rast i vetëm ka filluar në Malishevë!
    Një rast i vetëm në Dumnicë!
    Një rast i vetëm në Wuhan!
    Një rast i vetëm në Codogno!

    Krejt janë raste të vetme që kanë arritur në mbi 4.000.000 në botë dhe po vazhdon akoma!

    Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave!

    Virusi akoma gjendet në mesin tonë.

    Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

    Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm.

    Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike.

    Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!

    Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.

    Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!

    Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.

    Ju faleminderit për mirëkuptim!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!